TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ka shënuar rritje edhe për muajin gusht. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në muajin gusht sasia e parave jashtë bankave ka arritur një tjetër rekord, duke kaluar vlerën e 410 miliardë lekëve, më e larta e shënuar ndonjëherë. Vetëm në 2 muaj volumi i tyre është rritur me rreth 7 miliardë lekë, apo afërisht 70 milionë euro. Banka e Shqipërisë raporton se në fund të gushtit, sasia e parave në qarkullim ishte 410.6 miliardë lekë, nga 403.7 miliardë lekë në fund të qershorit.
Rritja është shumë më e ndjeshme në raport me vitin e shkuar, kur totali i parave në qarkullim ishte 387,3 miliardë kohor. Në harkun kohor të një viti, volumi i parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankat është shtuar me thuajse 12 miliardë lekë, apo afërisht 120 milionë euro. Ndërkohë, që rritje ka shënuar edhe totali i aktiveve të sistemit bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, totali i aktivisteve në fund të muajit gusht rezulton 779.9 miliardë lekë. Rritja e ndjeshme vjen pas një rënie të lehtë në muajin qershor. Nga gushti i vitit të shkuar, kur totali rezultonte 747,8 miliardë lekë, aktivet e sistemit bankar janë shtuar me rreth 30 miliardë lekë, apo afërisht 300 milionë euro.
Një pjesë e mirë e rritjes i detyrohet aktiveve likuide në valutë. Aktive likuide quhen ato aktive që janë ose shndërrohen në para’, në një afat shumë të shkurtër pa ndryshuar, ose duke e ndryshuar në madhësi të papërfillshme koston e tyre fillestare, ku përfshihen kartëmonedhat, çeqet, apo depozitat pa afat. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, duke iu referuar treguesit të aktive likuide në valutë ndaj detyrimeve afatshkurtra në valutë në nivel sektori, konstatohet se ai është rritur gjatë periudhës me 1.5 pikë përqindje, duke u ngjitur në nivelin 28.7% në fund të qershorit 2023. Krahasuar me një vit më parë, treguesi është rritur me 2.7 pikë përqindje.