TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ngjarja e rëndë në Vlorë, ku nga dhuna e djalit të një anëtareje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë humbi jetën një 55-vjeçar, zbuloi edhe më shumë se kaq.
News24 raporton se Rei Meta, i arrestuar për vrasjen ndërtuesit në Vlorë, është Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ai kishte 4-5 vite që bënte rolin sekserit të ndërtuesve, të njerëzve që kishin halle në zyrat e shtetit dhe bënte ndërhyrje në organet e drejtësisë në Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, ku përdorte për lehtësi ndikimin e së ëmës anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Babai i tij dhe bashkëshorti i anëtares së KLP, Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas së tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Vajza e tyre Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme së bashku me xhaxhanë e saj, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.