TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arta Shurbi është efektivja e Policisë Rrugore e cila mbeti e plagosur paraditen e sotme si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në Vorë.
Inspektorja, e cila shërbente si oficere e Policisë Rrugore, në momentin e aksidentit ishte në krye të detyrës.
Kjo nuk është hera e parë që efektivja ka mbetur e plagosur teksa ka qenë në shërbim. Më 15 janar 2021, Arta Shurbi u godit nga një kamion i tonazhit të rëndë teksa ishte në punë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:55, tek Cassa Italia në Tiranë dhe Arta Shurbi, atëherë 40 vjeçe, u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës me fraktura, jashtë rrezikut për jetën.