TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mes dy të rinjve në Bulqizë, ku për pasojë është arrestuar 26-vjeçari E.A.
Dyshohet se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i riu ka kundërshtuar dhe forcat e policisë gjatë momenti që kjo e fundit ka tentuar të ‘ulë’ gjakrat.
I riu akuzohet për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi i policisë:
U konfliktua fizikisht me dy shtetas dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë vihet në pranga 26-vjeçari. Procedohen penalisht edhe dy shtetasit që u konfliktuan me 26- vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, me marrjen e njoftimit se në qendër të qytetit Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku ka rezultuar se:
Shtetasi E.A, 26 vjeç, banues në Bulqizë, për motive të dobëta po konfliktohej me shtetasit B.Ç., 41 vjeç dhe O.V., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariat palët në konflikt, dhe gjatë shoqërimit shtetasi E.A, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë . Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasi E.A., është arrestuar në flagrancë për veprën penale të “Kundërshtimi me dhunë i Punonjësit të Policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit B.Ç., dhe O.V., për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” .
Sqarojmë se pamjet e bëra publike dje në disa media dhe rrjete sociale, i përkisnin këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.