AKTUALITET, 8 Gusht 2023, 09:47

Dhunoi për vdekje me grushte ndërtuesin, zbardhet dëshmia e Rei Metës: E bëra për vetëmbrojtje. Nuk kisha qëllim ta vrisja

Dhunoi për vdekje me grushte ndërtuesin, zbardhet dëshmia e Rei

“Nuk kisha për qëllim ta vrisja, e bëra për vetëmbrojtje”, ka deklaruar Rei Meta, i riu i cili dhunoi për vdekje me grushte 55-vjeçarin Armand Meshau.

Djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta, tha se në kancelari është takuar rastësisht me viktimën dhe se të dy do të printonin disa dokumente.

Rei Meta ka dëshmuar se Armando Meshau e ka ofenduar i pari dhe kur konflikti agravoi, e goditi me grusht 55-vjeçarin.

33 vjeçari pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën.

I riu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje dhe se viktima e ka humbur jetën nga përplasja në dysheme.

Ngjarja ndodhui mesditën e së hënës (7 gusht) në një qendër interneti, pranë Gjykatës së Vlorës.

Ai e ka goditur viktimën me 2 grushte, në fytyre dhe pas koke dhe më pas Armando Meshau ka rënë në tokë.

Autori i ngjarjes është larguar nga skena e krimit dhe u kap rreth 4 orës pas vrasjes në zonën e Lungomares.