TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballaku njoftoi ditën e djeshme se tanimë do të ketë një zgjidhje për trafikun e rënduar në aksin rrugor Milot – Kashar, që do të jetë Korridori Blu, paraditen e sotme ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Rama i kërkon ndjesë dhe durim qytetarëve për situatën duke shtuar se ka filluar puna e gjithanshme, me projektime dhe financime për ta lidhur Shqipërinë Perëndimore nga veriu në ju me Korridorin Blu.
“Përdoruesit e aksit të rënduar Shkodër – Tiranë nuk do të durojnë më aq shumë sa kanë duruar, edhe pak durim dhe falë edhe Korridorit Blu po edhe shumë veprave publike në nivel vendor dhe investimeve shumë të konsiderueshme private në turizëm, Shqipërinë bregdetare turistike do ta kemi një nga krenaritë tona të mëdha kombëtare” shkruan ndër të tjera Rama.
