AKTUALITET, 4 Janar 2022, 17:35

Vrasja në Tiranë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të plagosurve, policia jep detajet për ngjarjen

Vrasja në Tiranë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të

Zbardhen emrat e viktimës dhe katër personave të tjerë që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri ne zonen e "Don Boskos" në Tirane.

I vrarë me armë zjarri  ka mbetur Erion Çela 35 vjeç, ndërsa janë plagosur Arben Dani 46 vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull, Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmben e djathtë dhe në fytyre. Ky i fundit është edhe vëllai i viktimës.

Po ashtu i plagosur ka mbeture edhe Edmond Crroj 41 vjeç.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën,  dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.