TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PS në Përmet, Florian Dauti, njëherësh dhe drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet, është nën hetim nga policia pasi u përplas me këta të fundit lidhur me një vend parkimi.
Megjithëse blutë kërkonin nga 30-vjeçari që të mos parkonte në vend të ndaluar në qendër të Përmetit, ai i ka kundërshtuar ata duke u përplasur me fjalë dhe më pas ka parkuar mjetin e tij në mënyrë të parregullt.
Sipas uniformave blu, 30-vjeçari është proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.