AKTUALITET, 4 Janar 2022, 12:32

Akuzohet për vrasjen e Arben Zylyftarit, arrestohet në Gjermani Genc Tafili

Akuzohet për vrasjen e Arben Zylyftarit, arrestohet në Gjermani Genc

Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari në Shkodër në vitin 2000, është arrestuar nga policia gjermane.

Tafili u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha në 7 nëntor të vitit 2017, pas 17 vitesh pas hekurave për vrasjen e Zylyftarit.

Ai la qelinë kur i kishin mbetur edhe tetë vite pa kryer nga dënimi.  Pas lirimit ai u largua nga Shqipëria.

Por, në maj të 2021, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxhës duke kërkuar rikthimin e tij në burg. 

Kjo e fundit tashmë ndodhet pas hekurave me urdhër të SPAK, me akuzën e përfshirjes në korrupsion për lirimin e të dënuarve pa përmbushur dënimin.