AKTUALITET, 4 Janar 2022, 16:57

Detaje nga ngjarja në kryeqytet/ Konflikti nisi mes dy grupe të rinjsh, viktima humbi jetën në spital

Detaje nga ngjarja në kryeqytet/ Konflikti nisi mes dy grupe të

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pak minuta më parë ku një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në kompleksin “Fiori Di Bosko”, në lagjen Don Bosko në kryeqytet.

Mësohet se ka pasur një konflikt mes dy grupesh të rinjsh,  të cilët pas përdorimit të armëve ngjarja mori përmasa tragjike.

Mësohet gjithashtu se viktima ka humbur jetën në spital, teksa pas plagosjes ka pasur shenja jete.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po nxjerr edhe pamjet e kamerave të sigurisë.