AKTUALITET, 4 Janar 2022, 16:27

Protesta kombëtare e 8 janarit, Nishani: Askush s’mund të grabisë mijëra demokratë!

Protesta kombëtare e 8 janarit, Nishani: Askush s’mund të

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan në lidhje me protestën kombëtare që do të zhvillohet, më 8 janar.

Nishani thekson se, demokratët do të protestojnë në këtë ditë për familjen, për fëmijët e tyre dhe Shqipërinë.

Po ashtu, Nishani vlerëson se askush nuk mund të  shkelmojë, të fyejë e të grabisë mijëra e mijëra demokratë.

Postimi i ish-presidentit Bujar Nishani:

8 janar 2022,

Për familjen tonë, për fëmijët tanë, për Shqipërinë ! 

Askush nuk mundet të shkelmojë, të fyejë e të grabisë mijëra e mijëra demokratë.

Liria, e drejta, dinjiteti nuk shiten as tregëtohen!

Protesta kombëtare e 8 janarit, Nishani: Askush s’mund të