AKTUALITET, 4 Janar 2022, 17:25

Autorët qëlluan nga jashtë lokalit, pamje nga vendngjarja me një viktimë në Tiranë

Autorët qëlluan nga jashtë lokalit, pamje nga vendngjarja me

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasditen e kësaj të marte si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në zonën e "Don Boskos" në Tiranë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal, ku mësohet se autorët kanë qëlluar nga jashtë lokalit në drejtim të tavolinës ku kanë qenë ulur viktima dhe të plagosurit.

Ndër të tjera mësohet se viktima ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës ku po marrin ndihmë mjekësore.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e viktimës dhe të plagosurve.