TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala tha se familja Rexha, dyshohet se nuk u hakmor vetëm për vrasjen e 43-vjeçarit, por edhe sepse për ta djali i vogël konsiderohej viktimë potenciale e atij konflikti. se i mituri mbeti i lënduar nga ngjarja në fjalë.
“Në momentin që është rrëzuar, që është goditur me thikë dhe ka rënë, djali është lënduar. Nuk është i lënduar as me thikë dhe as me armë.
Dhe familja Rexha, sipas të dhënave të marra dje dhe sot nga ana e policisë e konsideronte si një viktimë potenciale djalin e vogël dhe është një hakmarrja jo vetëm për djalin e vrarë, por edhe për nipin, i cili për fat të mirë është i gjallë, por ata pretendojnë sipas kanunit të tyre që ai mund të ishte një viktimë potenciale e kësaj ngjarje”, tha Lala ne 'Opinion', e cila shtoi se ngjarja e dytë mund të ishte parandaluar.
Viktima i ngjarjes së djeshme, 48-vjeçari Arjan Gosa ishte vëllai i madh i Edmond Gosës, ndërsa autori i dyshuar, 31-vjeçari Habib Rexha, është vëllai i Altin Rexhës.