TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryetari në letra i PD-së, Lulzim Basha nuk do të kthehet në krye të partia së mbetur pa kryetar pas dorëheqjes së kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeaj. I pyetur nga Ylli Rakipi, Fevziu tha se PD-ja e vulës nuk ka anëtarësi që të votojë sipas parimit “Një anëtar një votë”, siç duhet zgjedhur kryetari i ri.
Biseda në studio:
Fevziu: Lulzim Basha e mori shansin për t’u bërë kryeministër, në dy raunde votimesh. Dështoi edhe në lokalet dhe të përgjithshmet dhe nuk ka se çfarë të ofrojë më. Nëse Lulzim Basha kthehet dhe ti bën një trio Berisha-Meta-Basha dhe pretendon të supozosh se në 2025 të kërkosh fitoren, ti nuk ke ndonjë shans.
Rakipi: Berisha ka përjashtuar në mënyrë kategorike Bashën dhe Alibeajn.
Fevziu: Gjërat ndryshojnë. Unë nuk besoj se do të marrë PD-në e vulës, sepse PD-ja e vulës e ka zgjedhjen e kryetarit me “një anëtar një votë”. E para duhet tyë mblidhet Këshilli Kombëtar që ta aprovojë. Ku do ta marrë, kush është anëtarësia e PD-së?
Rakipi: Po ti kishe Primaret dhe ata u shqyen me njëri-tjetrin.
Fevziu: Z. Bardhi thotë se anëtarësia e PD-së është 60 mijë vetë, po aq pretendon edhe Berisha. Këta 600 mijë vetë që kanë votuar Berishën, do të shkojnë të votojnë bashën thoni ju? Nuk ka lista. Një anëtarësi ka PD-ja, jo dy.
Rakipi: Kongresin e Bashës a e pe? A merrte pesë mijë vetë salla e Pallatit të Kongreseve?
Fevziu: 1800.
Rakipi: Po pra, dhe ai tha janë 5000. Po aty ai e tha dhe ishte partia pak më e madhe, por sot nuk i ka.
Rakipi: Ore ai të falsifikoi, sy për sy 3200 vota.