TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blendi Fevziu ka folur për humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, të cilën e cilësoi si jashtë çdo pritshmërie.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu deklaroi se ka një numër arsyesh që sollën disfatën e opozitës, duke nisur nga boshllëku që la bojkoti i zgjedhejve të vitit 2019, fushata e gabuar, etj. Lidhur me pretendimin për blerje votash, ai deklaroi se nuk ka kuptim që opozita të artikulojë këtë pretendim prej një dekade, sepse kjo do t'i bënte të dukeshin "të paaftë".
"Rezultati ishte përtej pritshmërive. Pritej një rezultat i ngjashëm me vitin 2015, pra të merrte koalicioni "Bashkë Fitojmë" rreth 10-15 bashki.
Argumenti i parë, ishte argumenti i braktisjes së zgjedhjeve, këtë hapësirë PD do ta vuajë edhe një dekadë minimumi. Në zgjedhjet lokale, nuk është kollaj të mundësh kryetarin në detyrë. Në Lezhë përshembull, PS nuk do të fitonte dot nëse kryetari do të ishte i PD. Ata e braktisën Lezhën. Edhe rasti i Tropojës, nëse nuk do ta braktiste PD në 2019, fitorja e PS do të ishte shumë e vështirë.
E dyta, përçarja brenda PD-së ishte e gabuar, e pamenduar mirë, ndoshta një zgjidhje elektorale për të kuptuar se kush kishte mazhorancën brenda PD, por në aspektin elektoral ishte një disastër. Versioni i tretë, fushata ishte e gabuar. Në vend të fokusohej te kandidati lokal, që tentuat të bëjnë diçka, si Këllici, por në dy javët e dyta u sfumuan, nga përqëndrimi i fushatës në fushatë politike. Këlliçi ishte më tërheqës në dy javët e para.
E katërta, përqëndrimi te një fushatë negativiste. PD ka përmbysur dhe fituar kur ka bërë fushatë pozitive. Zgjedhjet nuk janë refuzim, por janë aprovim. Ti zgjedh t'i japësh okej një forcë politike dhe jo të largosh një forcë pa e ditur se kush vjen", tha Fevziu.
I pytur nga Ylli Rakipi nëse rezultati i zgjedhjeve është i ndikuar nga blerja e votave dhe përdorimi i makinerisë shtetërore, Fevziu tha se nuk mund të përdoret blerja e votës si justifikim për një dekadë, sepse kjo do të thotë që lidershipi i opozitës është i paaftë.
"Zgjedhjet patën probleme të barazisë. Nuk kishin vulën, siglën, financimin, u përçanë, nuk ishte emri i Berishës në koalicion. U fol për rritje rrogash në mes të fushatës nga qeveria që nuk është e ndershme. U la të kuptohej që nuk do të mbështeten kryetarët e bashkive që vijnë nga opozita. Por këto gjëra diheshin edhe më parë dhe opozita thoshte se do të fitonte.
Makineria shtetërore në puna ka qenë. Blerja e votës? Nuk e di. Këtë e thua një herë, dy herë, tre herë, por nuk mund të shtysh një dekadë me këtë. Ose je i paaftë pastaj dhe mos dil në zgjedhje. Blerja e votës nuk ndodhi të dielën mbasdite, ajo dihej. Një gjë edhe kur është e vërtetë, bëhet e pabesueshme kur thuhet kaq herë. Një forcë politike nuk vjen dot në pushtet nëse nuk fiton Tiranën. Në Tiranë është diferenca 60 mijë vota", deklaroi Fevziu.