TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, zgjodhi Gjirokastrën për realizimin e një seti fotografik, ku në qendër kanë qene kostumet popullore dhe tradita.
I veshur me kostumin e burrave të veriut, Ambasadori Takada përcolli mesazhin e ruajtjes dhe trashëgimisë etnografike Shqiptare.
Për fotografin, Roland Tasho ky set fotografik vjen në kuadër të ciklit të promovimit të veshjeve tradicionale nga të huaj, dhe kryesisht Ambasadorë.

Promovimi i kostumografisë Shqiptare nga personalitete të diplomacisë vjen edhe në kuadër të festivalit Folklorik Kombëtar, i cili do të mbahet në fund të muajit qershor në Gjirokastër.
Nga ana tjetër ky lloj promovimi mbetet në hallkë e rëndësishme e zinxhirit turistik për qytetin e gurtë.
