AKTUALITET, 22 Maj 2023, 21:27

Blendi Fevziu: Berisha nuk mund të drejtojë opozitën në vitin 2025, le të bëhet president nderi!

Blendi Fevziu: Berisha nuk mund të drejtojë opozitën në

Blendi Fevziu thotë se Sali Berisha nuk mund të jetë një zgjidhje për opozitën në vitin 2025, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu deklaroi se Berisha nuk duhet të largohet në këto momente sepse kjo do ta përçante akoma më tej opozitën, por shtoi se ai nuk mund të udhëheqë opozitën në zgjedhjet e vitit 2025. 

Fevziu deklaroi se Berisha duhet të tërhiqet dhe të mbajë një rol simbolik si president nderi, duke hapur rrugën për një lider të ri. 

"Mendoj se zoti Berisha, për momentin nuk mund të ketë zgjidhje në PD me largimin e tij. Mendoj që Berisha për zgjedhjet e 2025, duhet të luajë rolin e kryetarit të nderit, ose babait të PD por pa influence dhe duhet të hapë garë për të zgjedhur një të ri. PD ka nevojë për një kryetar te të dyzetat.

PD duhet të ulet në tavolinë dhe të pyesin veten çfarë ju ka ndodhur. Nuk ka nevojë për kamera. E dyta, PD duhet të bëjë një sondazh të thellë te elektorati i saj për të kuptuar pse nuk kanë dalë votuesit e saj. Bëj një sondazh, për arsyet e kësaj.

Berisha nuk mund të dalë dhe të drejtojë koalicionin e opozitës në vitin 2025. Ai duhet të jetë president nderi. Duhet hapje, zgjerim, një figurë e re", deklaroi Fevziu.