AKTUALITET, 27 Prill 2022, 12:44

Imitim i Sirit! Rama: Brenda vitit asistenti me zë në telefon do të jetë shqip

Imitim i Sirit! Rama: Brenda vitit asistenti me zë në telefon do

Brenda vitit të ardhshëm, shqiptarët do të mund të kenë në telefonat e tyre edhe ‘Sirin’ që do të flasë shqip.

Për ata që ende nuk e njohin, Siri është një asistent virtual që është pjesë e sistemeve operative iOS, iPadOS, watchOS, macOS, tvOS dhe audioOS të pajisjeve Apple.

Rama tha se projekti ka nisur dhe pritet të jetë gati vitin tjetër.

“Ne kemi nisur projektin tjetër për të pasur brenda vitit të ardhshëm asistentin me zë po këtu (në telefon), siç është Siri psh që e dini.

Kështu do të jetë asistenti digjital i çdo qytetari që për t’u interesuar për të marrë përgjigje për një shërbim të caktuar si merret shërbimi do ta ketë këtu në telefon asistentin me zë dhe nga shtëpia do i kërkojë përgjigje për të gjithë atë gamë që lidhet me shërbimet me dokumente”, tha kryeministri.