TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Milva Ekonomi ditën e sotme informoi qytetarët se që nga data 1 maj do mbyllen sportelet fizike të institucioneve dhe 95% e shërbimeve publike do të kalojnë online.
Gjatë fjalës së saj Ekonomi tha se:” Që në fillim të mandatit qeveria socialiste e ka pasur shumë të rëndësishme që të ofrojë shërbime të shpejta, të lehta dhe pa burokraci.
Këtë qasje e ka pasur për ta arritur në 30 prill me mbylljen e sporteleve fizike dhe ofrimin e shërbimeve publike përmes platformës digjitale e-albania, të mbështetur në një objektiv shumë të rëndësishëm që është barazia e qytetarëve para ligjit, pavarësisht se kush e kërkon shërbimin, ku jeton ai dhe nëse ka nevojë për një shërbim të shpejtë, të gjithë e marrin njësoj këtë shërbim dhe në të njëjtën mënyrë.”
“Përmes digjitalizimit të shërbimeve është synuar arritja e një objektivi tjetër ai për eliminimin e korrupsionit, përmes shmangies së kontaktit fizik midis qytetarëve dhe punonjësve dhe duke shmangur radhët e gjata” u shpreh ministrja.
Falë revolucionit digjital të shërbimeve publike dy vite më parë, Shqipëria renditet e para në rajon në raportet ndërkombëtare për qeverisjen digjitale, duke lënë pas edhe disa shtete të BE-së.
Sportelet do të qëndrojnë ende hapur për të ofruar vetëm ato shërbime, për të cilat është e domosdoshme prezenca fizike e qytetarit apo mjetit.
Ndërkohë, sportelistët nuk do të largohen nga puna, por do të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve përmes sistemit elektronik.