TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Velipojë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme (19 gusht).
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi M. P., i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krimin e dyfishtë, ku mbetën të vrarë A. H. dhe E. I.
NGJARJA
A. H., dhe E. I., u qëlluan nga dy vëllezërit E. F., dhe G. F., pronarë të një hoteli. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Z. Z., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, E. F., dhe G. F.
Shtetasi E. I., kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme.
Mbrëmjen e djeshme, Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit, ndërsa vdekja e tyre u konfirmua në Spitalin Rajonal të Shkodër.
Viktimat u qëlluan në gjoks
Grupi hetimor dhe Prokuroria po punojnë për sigurimin e provave dhe për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
Viktimat kanë marrë plumba në gjoks dhe zonën e barkut. E. I., është qëlluar tre herë, dy nga plumbat e kanë goditur në gjoks dhe një në bark.
Po tre plumba ka marrë edhe A. H. dy në bark dhe një në gjoks. Autorët, pronarë të hotelit kanë qëlluar plot 6 herë me armë zjarri pistoletë.