TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me posterin e kandidatit për Tiranën, Belind Këlliçi, ku shfaqet me dy gishta.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme ai deklaroi se ata që vjedhin qytetarët, meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër.
"Ata që vjedhin qytetarët, meritojnë çdo formë diskreditimi. Ata që vjedhin qytetarët dhe mbrohen nga Edi Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër.
Çdo njeri duhet të marrë parasysh, një njeri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ç’mund të zgjidhja unë. Ajo më duket pak bile, të them të vërtetën.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe manipulimin mediatik të atyre mafiozëve që flasin në emër të myftive, anonimë.
Dënoj ndërhyrjen e George Soros dhe parave të tij në fushatë, sepse rrjeti i organizatave të Sorosit, pasi e sheh se Erion Veliaj po përfundon aty ku e meriton, po hiqet si i revoltuar.
Erion Veliaj është i përfunduar. Përdorimi i parave të Sorosit nga këto organizata, nga ndërhyrja e tyre kriminale në fushatë elektorale, është e dënueshme,"-tha Berisha.
Berisha ngriti si pikëpyetje se ku ishin ata kur Edi Rama përdori fjalorin më të paimagjinueshëm në parlamentin shqiptar ndaj grave.
Sipas tij, e tëra është një zhurmë e turpshme elektorale dhe se ata që vjedhin qytetarët, meritojnë më shumë se aq.