AKTUALITET, 18 Maj 2023, 15:25

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, Prokuroria kërkon burg për 4 minorenët

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, Prokuroria kërkon burg për 4

Prokuroria e Elbasanit kërkon masën e sigurisë arrest në burg për katër minorenët e arrestuar për vrasjen e adoleshentit në Gramsh.

Akuza ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. 

Kujtojmë se dy ditë më parë u vra me thikë në ambientet pranë shkollës së tij, 15-vjeçari Fatjon Bici.