AKTUALITET, 18 Maj 2023, 14:26

Dyshohet se tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të falsifikuar, kapet 46-vjeçarja iraniane

Dyshohet se tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportë të

Një 46-vjeçare është arrestuar në Rinas pasi dyshohet se tentoi të kalonte kufirin duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar.

Dyshohet se shtetësia iraniane me iniciale L.B., është paraqitur në aeroportin e Rinasit me pasaportën e falsifikuar dhe biletën e udhëtimit, ku pas ekzaminimit u vërtetua se kjo e fundit po tentonte të kalonte në mënyrë të paligjshme.

Sakaq 46-vjeçares iu zbulua se mbante dhe një leje qëndrimi në Çeki që po ashtu e kishte të falsifikuar.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të dilte nga Shqipëria, duke përdorur pasaportë çeke të falsifikuar, vihet në pranga 46-vjeçarja nga Irani.  

Sekuestrohen pasaporta dhe një dokument tjetër i falsifikuar që iu gjet kësaj shtetaseje.  Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Si rezultat, është goditur një rast i tentativës për të dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke përdorur dokument fals.  Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasja iraniane L. B., 46 vjeçe, banuese në Teheran, Iran, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Kjo shtetase ka paraqitur në sportelin e PKK Rinas, biletën e udhëtimit dhe një pasaportë çeke për të cilën punonjësi i Policisë Kufitare ka dyshuar se ishte e falsifikuar. Pas ekzaminimit në laboratorin e dokumenteve rezultoi se pasaporta ishte e falsifikuar.

Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjet edhe një leje për qëndrim në Çeki, e cila gjithashtu rezultoi e falsifikuar.

2 dokumentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases L. B. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.