AKTUALITET, 18 Maj 2023, 13:02

Zyrtari i lartë grek mbërrin në paraburgim, takim me Fredi Belerin

Zyrtari i lartë grek mbërrin në paraburgim, takim me Fredi

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos ka mbërritur ditën e sotme në paraburgimin ku po mbahet kandidati fitues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Mësohet se ai ka nisur një takim me Belerin prej 40 minutash. Beleri ndodhet në burg prej 5 ditësh pasi u arrestua për blerje vote.

Pas denoncimit ai kishte rënë dakord ta regjistronte Belerin për të dërguar provat para autoriteteve. Beleri ofronte 50-200 euro për një votë si dhe premtonte lehtësira në përfitimin e shtetësisë dhe pensionin në shtetin grek.