AKTUALITET, 18 Maj 2023, 13:30

Dorëheqja e Alibeajt, Berisha pyetet nëse do të negociojë për bashkimin e PD: Jemi të hapur për të gjithë përveç dy pengjeve

Dorëheqja e Alibeajt, Berisha pyetet nëse do të negociojë

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se zgjedhjet lokale të 14 majit, u morën peng nga qeveria e Edi Ramës për të asgjësuar opozitën.

Berisha deklaratë të fortë se kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj pas dorëheqjes ka marrë 220 mijë euro shpërblim nga kryeministri Rama.

“Mediat e tij bëjnë një zhurmë shumë të dëmshme për shoqërinë, përpiqen të zhurmojnë megakrimin elektoral të farsës elektorale, në mënyrë shumë superticiale. Interpretojnë se pjesëmarrja më e ulët se 2021 vjen për shkak se opozita nuk kishte alternativë. Nuk ka gënjeshtër më të madhe se kjo.

Faktet tregojnë se opozita kishte alternativë për çdo bashki, si asnjëherë tjetër por deputetët e armatosur kërkuan përballje por nuk e pati kot.

Këto zgjedhje dhe akte do të ndalemi dhe në dalje të tjera, janë përpjekje për zgjedhje putin. Ti heqësh të drejtën votuesve për të votuar përbën një akt kriminal, armiqësor ndaj tyre dhe opozitës e lirisë së vendit.

Partia Demokratike e zotëruar të mbrojë votën e denoncoi dhe e dërgoi te skrapi i partisë, kuptohet se e përcolli siç mori urdhër. Për shkak të listave, 180 mijë qytetarë nuk votuan. Si në diktaturë u hoq e drejta e votës përmes listës,"-tha Berisha.

A do të negocioni me pjesën tjetër të grupit për bashkimin e PD?

Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD, Lul Brava dhe Alibasha, i cili mori nga Rama sot shpërblim 220 mijë euro.

PD është e hapur për negociata dhe debat, për çfarë të dëshironi. Por dy pengjet e Ramës u përdorën në mënyrë të pamëshirë për të goditur opozitën. Lidhur me rezultate u bëj thirrje që ti lexoni me realizëm, PD iu mohua logoja dhe kryetari i koalicionit.

Edi Rama e bëri, që kur ringu ishte përgatit për ndeshje me mekanizma shpalli veten fitimtar, duke mos lejuar kundërshtarin të futet në garë.

Kjo nuk është fitore, sepse pasojat janë për PD por më të rënda për të, pasi parashikoi ti jepte goditje fitimtare por u përball me të kundërtën.