TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër ditë pas zgjedhjeve vendore mbyllet numërimi i votave për kryetarë të 61 bashkive dhe Këshillat Bashkiakë.
Sipas KQZ, procesi i numërimit të kutive të votimit të 14 majit, tashmë është mbyllur zyrtarisht në të gjithë vendin.
Nga të gjitha kutitë e numëruar, vetëm 3 prej tyre kanë rezultuar të parregullta.
Përkatësisht e parregullt ka rezultuar një kuti në Dibër, një në Durrës dhe një në Kurbin.
Kujtojmë se Partia Socialiste fitoi në këto zgjedhje duke marrë 53 bashki, ndërsa 7 u morën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe 1 bashki u mor nga “MEGA”.