AKTUALITET, 18 Maj 2023, 14:52

Humbja e PD në zgjedhje, Rudina Hajdari: Berisha të rikonfirmohet para anëtarësisë. Lidershipi i vjetër nuk sjell më risi

Humbja e PD në zgjedhje, Rudina Hajdari: Berisha të rikonfirmohet para

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari deklaroi sot se humbje e madhe e PD-së në zgjedhjet e 14 majit vjen si pasojë  e sfidave të shumta brenda forcës politike e nga ana tjetër prej manipulimeve të qeverisë.

Hajdari theksoi se rruga e vetme e shpëtimit të PD-së është të kryhen ca ndryshime. E për këtë ajo shtoi se në bazë të statutit duhet rikonfirmuar kryetari i partisë.

“Kjo është thirrja ime ndaj anëtarëve, patjetër unë respektoj vendimin e tyre, por nga ana tjetër duhet të ndryshojmë, duhet të kuptojmë që zoti Berisha patjetër ka forcën e tij, por a është figura më e drejtë dhe më e mirë për të na çuar në pushtet apo të ketë vizionin e PD, lidershipi i vjetër nuk sjell më risi për një parti”, tha ajo.

Thirrja e Hajdarit për anëtarësinë ishte që “nuk duhet të bien pre e së shkuarës” pasi nevojitet lidership i ri. Ajo la të kuptohej se Sali Berisha nuk mund ta çojë më përpara Partinë Demokratike.

“Berisha duhet të rikonfirmohet para anëtarëve besoj se është një gjest i duhur, pas një humbjeje duhet një reflektim i thellë që të riorganizohet dhe duhet një lloj ndryshimi, një bashkim imediat në mënyrë që të shpëtojë. Berisha të dalë para anëtarësisë dhe të rikonfirmohet sipas statutit”, përfundoi ish-deputetja.