AKTUALITET, 18 Maj 2023, 12:57

A e takove Bashën në një apartament? Balla befason me përgjigjen: Kam qenë në ashensor edhe me Berishën

A e takove Bashën në një apartament? Balla befason me

Taulant Balla mohoi që të jetë takuar në një apartament me ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha në muajin dhjetor 2022, pas  publikimit të disa pamjeve në media ku ata hynin në të njëjtin pallat përreth të njëjtës orë.

Balla tha se nuk e ka takuar Bashën, ndërsa si për ironi kujtoi se në të shkuarën edhe me liderin e PD, Sali Berisha ka rastisur në ashensor por nuk është takuar. 

‘Jo nuk e kam takuar! Kam qëlluar në të njëjtin ashensor edhe me Sali Berishën. Nuk e kam takuar.’- tha Balla.

Pamjet në media u përshkruan si zbulimi i një takimi Balla-Basha në kulmin e përçarjes së brendshme të PD për çështjen e vulës.