AKTUALITET, 16 Gusht 2023, 14:41

Vrasja e 55-vjeçarit në Vlorë nga djali i anëtares së KLP-së, PD sërish thirrje: ILD të hetojë çështjen

Vrasja e 55-vjeçarit në Vlorë nga djali i anëtares së

Partia demokratike ka ripërsëritur kërkesën për dorëheqjen të anëtares së KLP-së, Nurihan Meta, pasi djali i saj Rei Meta goditi për vdekje 55-vjeçarin, Armando Meshau në Vlorë.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina i bën thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që të bëj hetim sa më të shpejtë për këtë çështje pasi dhe ndjeshmëria e publikut është shumë e lartë mbi zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike para disa ditësh i ka bërë kërkesë publike znj. Nurihan Meta, si anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe detyrës së lartë që mbulon në këtë institucion të japë dorëheqjen pasi djali i saj, Rei Meta, në rolin e sekserit, ushtroi dhunë fizike mbi të ndjerin z.Ardian Meshau i cili humbi jetën.Faktet e bëra publike në media mbi lidhjen nepotike me organet e drejtësisë të Familjes Meta, dhe burime nga grupi hetimor që dëshmojnë se Rei Meta ka ndërhyrë si sekser për të zgjidhur një pronë të të ndjerit duke përdorur emrin e të ëmës dhe duke i premtuar garanci zgjidhjeje, rëndojnë më shumë gjendjen e znj. Nurihan Meta.

Dorëheqja e saj dhe largimi i saj nga kjo detyrë është domosdoshmëri me qëllim lejimin e organeve të drejtësisë të zbardhjes sa më të plotë të kësaj ngjarje kriminale dhe vendosjen e drejtësisë në vend. Praktika e Gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut ka krijuar parimin se drejtësia e pavarur jo vetëm duhet të jetë e tillë, por dhe duhet të duket. Qëndrimi i Zonjës Meta në detyrë është një shkelje e këtij parimi dhe cënon perceptimin e publikut për një Prokurori dhe hetim të pavarur. Zonjës Nurihan Meta i mbaron mandati si anëtare e KLD-së më 18.12.2023, pra është në këtë detyrë dhe për tri muaj.

Akuzat publike të ngritura në lidhje me përfshirjen e saj në hetime penale për të favorizuar palë në procese penale janë një ogur i keq dhe tregojnë qartësisht arsyen pse kjo zonjë vazhdon detyrën dhe pse për tri muaj. Partia Demokratike i bën thirrje Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që të bëj hetim sa më të shpejtë për këtë çështje pasi dhe ndjeshmëria e publikut është shumë e lartë mbi zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin, aq më tepër kur kemi të bejmë me fatalitete. Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin e plotë nga organet e drejtësisë të kesaj ngjarje kriminale.