AKTUALITET, 16 Gusht 2023, 11:02

Vende të lira në KLP dhe KLGJ, ambasada e SHBA: Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontributin në reformën e drejtësisë

Vende të lira në KLP dhe KLGJ, ambasada e SHBA: Mos e humbisni

Ambasada e SHBA në vendin tonë i ka bërë thirrje të gjithë magjistratëve të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillit e Lartë të Prokurorisë.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Ndërsa i bën apel të gjithë të interesuarve që të mos e humbasin këtë mundësi për të dhënë kontributin e tyre në reformën e drejtësisë dhe të aplikojnë pasi afati i fundit është data 4 shtator 2023.

Njoftimi i ambasadës

Ambasada e SHBA nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP.

Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi.

Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.

Afati i fundit i aplikimeve: e hënë, 4 shtator, 2023

Për KLGJ: https://bit.ly/3OENpAA

Për KLP: https://bit.ly/3qCqfTq