AKTUALITET, 16 Gusht 2023, 12:53

Media greke: 15 shtatori, data kritike! Fredi Beleri nëse nuk betohet si kryebashkiak, zgjedhjet në Himarë do të përsëriten

Media greke: 15 shtatori, data kritike! Fredi Beleri nëse nuk betohet si

Çështja e Fredi Belerit ka nxitur tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Athina zyrtare ka kërkuar lirimin e tij nga qelia, duke e quajtur arrestimin e Belerit cenim të të drejtave të njeriut dhe ka “kërcënuar” me pengimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë media greke Protothema.gr, shkruan se në ditët në vijim avokatët e tij do të dorëzojnë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) një kërkesë të re për lirimin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, duke kërkuar që ai të lirohet me nga qelia.

“Deri më tani autoritetet shqiptare kanë refuzuar kërkesat për lirimin e tij me pretendimin se “hetimi është në vazhdim” dhe nëse Beleri kthehet në Himarë elementë të rëndësishëm të çështjes mund të ndryshoheshin”, raporton Protothema.

Ndërkohë 15 shtatorin e ka konsideruar “datë kritike për Belerin”, pasi nëse nuk betohet dhe merr detyrën zyrtarisht, atëherë zgjedhjet e Himarrës do të përsëriten.

“Në shkelje flagrante të prezumimit të pafajësisë, SPAK nxjerr në gjyq kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe mikun e tij Pandeli Kokaveshi për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Në thelb, Beleri dhe Kokaveshi po ndiqen penalisht, ku i pari rrezikon të humbasë detyrën si kryebashkiaku i Himarës, për 400 euro me të cilat gjoja blenë votat e bashkatdhetarëve të tyre”, shkruan Protothema.