TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dhënë detaje për operacionin ndërkombëtar antidrogë, të kryer në bashkëpunim me Guardia di Financa dhe DEA-n amerikane.
Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Sokol Bizhga theksoi se janë sekuestruar 23 kg lëndë narkotike.
Bizhga shtoi se droga është gjetur pranë vendit ku është djegur veliera që vinte nga Mali i Zi, në të cilën ndodheshin dy shtetas ukrainas.
Janë sekuestruar gjithashtu 45 mijë euro si edhe dy armë zjarri. Bizhga theksoi se droga e kapur në vendin ku u dogj veliera kishte destinacion ndërkombëtar.
“Një mjet lundrues veliera, ku ndodheshin dy trafikantë të huaj, në momentin kur u rrethuan nga mjetet lundruese të policisë së shtetit dhe të Guarda di Financas, i është vënë flaka për të djegur sendet e paligjshme që ndodheshin në të.
Në këtë operacion u sekuestruan dy armë zjarri, 200 fishekë luftarakë kalibër 9 dhe model 54, një automjet Audi, katër aparate DVR për pamjet filmike si dhe vlera monetare: 45 mijë euro, 2.5 milion lekë të vjetra, 500 paund, 50 franga zvicerane, 2 mijë lira turke.”, theksoi Bizhga.
