TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë ka komentuar protestën e zhvilluar në Himarë për të liruar Fredi Belerin, tubim në të cilën morën pjesë edhe politikanë grekë.
Sipas Metës, Fredi Beleri është një i burgosur politik personalisht i kryeministrit Rama, pasi sic u shpreh ai nuk ka prova për arrestimin e tij.
Meta theksoi se qëndrimi që mbahet ndaj Belerit ‘është një demonstrim i mos ekzistencës së shtetit ligjor dhe juridik i vendit tonë’.
Kreu i PL theksoi se ‘me këtë veprim kryeministri u ka bërë një shërbim nacionalisteve ekstremistëve grek për ti dhene ngjyrat që ata dëshirojnë një skandali të tillë sa i takon çështjes në fjalë nga aspekti juridik’.
Ilir Meta: Nuk kam asnjë koment për protestën, sepse protestat në një vend demokratik duhet të jenë të përditshme. Kam një qëndrim shumë të qartë lidhur me rastin Beleri, i cili është një i burgosur politik, personalisht i kryeministrit aktual, provat për të cilin nuk kanë munguar. Rasti Beleri është rasti i shembjes së shtetit të së drejtës në vendin tonë.
Ai është arrestuar në mënyrë flagrante sa i takon të të drejtave të njeriut dhe qëllimi ka qenë një dhe vetëm një, bllokimi i tij fizik me qëllim humbjen e bashkisë së Himarës. Edhe qëndrimi që mbahet ndaj tij është një demonstrim i mos ekzistencës së shtetit ligjor dhe juridik i vendit tonë. Kjo bëhet për ti pamundësohet betimi.
Qëllimi ka qenë që të vazhdojë tjetërsimi i pronave në Himarë, për të cilin Beleri kishte premtuar zgjidhje.
Me këtë veprim kryeministri ka treguar në mënyrën më arrogante se ka kapur shtetin, ka treguar se është armik i zgjedhjeve të lira, por u ka bërë një shërbim nacionalisteve ekstremistëve grek për ti dhene ngjyrat që ata dëshirojnë një skandali të tillë sa i takon çështjes në fjalë nga aspekti juridik.
Dëshmitarët kanë qenë të fabrikuar nga policia dhe bashkëpunimi polici prokurori ka sjellë këtë situatë paradoksale.