TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për energjinë elektrike, duke përsëritur se çmimi nuk do të rritet.
Ai sulmoi opozitën, duke i kujtuar financimet ruse, ndërsa thotë se ata janë duke përhapur lajmin se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë nga 1 nëntori, diçka që e konsideroi të pavërtetë.
“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”, shkruan Rama në një postim në Twitter.
Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash
— Edi Rama (@ediramaal) October 30, 2022
ERE i ka kujtuar qeverisë se çmimi i rritur prej 42 lekësh për ata abonentë që shpenzojnë mbi 800 kWh, hyn në fuqi që prej datës 1 nëntor. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të rritet çmimi i energjisë, ashtu siç bëri edhe në postimin e fundit në Twitter.