TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron si një ditë historike për Partinë Demokratike zhvillimin e primareve, ku nesër do të votohen kandidatët në gjashtë degët e PD-së dhe do të përzgjidhet prej tyre kandidati fitues që do të përfaqësojë demokratët në votimet për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit: Shkodër, Durrës, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhine.
"Kjo është ditë historike sepse nesër vendosin me votën e tyre të lirë anëteret e PD për kandidatët më të preferuar të tyre që ata do të paraqesin për votëbesim para 720 mijë qytetareve me të drejtë vote të këtyre zonave", shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.
Postimi i plotë i Berishës
Neser nje dite historike per Partine Demokratike!
Te dashur miq, neser anetaret e Partise Demokratike te degeve Shkoder, Durres, Lushnje, Peshkopi, Vore, Rrogozhine zgjedhin me voten e tyre te lire ne perputhje me statutin e rithemelimit te 11 dhjetorit 2021, me primare kandidatin/ kandidaten e Partise Demokratike per qytetar te pare, kryetar bashkie te ketyre qyteteve.
Kjo eshte dite historike sepse neser vendosin me voten e tyre te lire aneteret e PD per kandidatet me te preferuar te tyre qe ata do te paraqesin per votbesim para 720 mije qytetareve me te drejte vote te ketyre zonave.
Ftoj te gjithe demokratet e ketyre degeve te marrin pjese ne votime dhe te votojne per kandidatin qe duan.
Rrofte Partia Demokratike!
***
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka përpiluar listën e kandidatëve që do të garojnë në votimet për Primare në gjashtë degët e partisë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në gjashtë bashki të vendit.
DIBËR:
l. Behar Baudin Dema, ekonomist
2.Dafina Bajrarn Muda, psikologe
3.Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
l. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist
2. Silvja Xhemal Gjepali, IT
LUSHNJË:
l. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
2.Elton llir Bano, jurist- avokat
3.Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukirni fizik
4.lndrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik
RROGOZHINE:
l. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
2.Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
3.Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
4.Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
5.Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
SHKODËR:
1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist
2 . Arben Xhavid Maliqi, jurist
3. Astrit Myfid Bushati, Jurist
4 . Bardh Ali Spahia, Mjek
5. Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist
6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
VORË:
1.Luan Gani Beta, Inxhinier
2.Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist