TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka nisur ditën e sotme primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar.
Komisioni i Rithemelimit ka ftuar anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër që të bëhen pjesë procesit të votimit në primare “si ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar”.
Tashmë votimi ka nisur në Lushnje dhe në Shkodër, aty ku mbështetësit e Berishës po e tregojnë me votë ‘favoritin’ prej kandidatëve.
Procesi ka nisur në orën 08:00 në të gjashtë Bashkitë e vendit dhe pritet që të mbyllet në orën 17:00.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njoftoi ditën e djeshme se nëse do të ketë ende votues procesi do të vijojë edhe pas orës 17:00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD në degën përkatëse të ketë votuar.
Nga lista me 22 kandidatët, mungon emri i Voltana Ademit, e cila aktualisht drejton Shkodrën edhe pse me mandat të përfunduar. Ademi u tërhoq ditën e djeshme duke thënë se pabarazia me garuesit e tjerë e ka bërë të qëndrojë jashtë.
Në Shkodër është future në garë Bardh Spahija, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike dhe drejtues politik për qarkun.
Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.
1. Behar Baudin Dema, ekonomist
2. Dafina Bajram Muda, psikologe
3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist
1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat
3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.
RROGOZHINË:
1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist
3. Astrit Myfid Bushati, Jurist
5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke
6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.