AKTUALITET, 2 Dhjetor 2023, 16:28

Votëbesimi i Berishës si kryetar i PD-së në Kuvendin Kombëtar të ‘Rithemelimit’, nis procesi i numërimit të votave

Votëbesimi i Berishës si kryetar i PD-së në Kuvendin

Pasi Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka mbyllur punimet, ka nisur procesi i numërimit të votave për Sali Berishën, i cili kërkoi votëbesimin si kryetar i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit. Në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi.

Kujtojmë se në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në Primare, por nuk i janë përgjigjur ftesës.

Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë. Të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” ishin 1203 delegatë.