TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se fytyra e qeverisjes “sot është krimi i organizuar”, duke theksuar se kryeministri Rama çdo ditë e më shumë, po bëhet më i korruptuar dhe më shtypës.
Flamur Noka: Ne vijmë në këtë kuvend, në ditë të vështira për vendin. Sot nuk ka më asnjë diskutim, asnjë dyshim për identifikimin e të keqes që ka zënë për fyti Shqipërinë. Ne këtë konkluzion tani është çdo mendje e shëndoshë, e çdokush tjetër që nuk përfiton nga sistemi autokratik dhe i korruptuar i Edi Ramës.
Është e dukshme, e prekshme, dhe e pakontestueshme, që fytyra e qeverisjes, sot, është afera, është vjedhja, është babëzia. Fytyra e qeverisjes sot është krimi i organizuar. Edi Rama në këtë aspekt nuk ka të dyte. Ai është unik në botë për faktin se i tregoi gjithë botës se si bëhen banditët investitorë strategjikë.
Kur vjen puna të drejtësia, fytyra e regjimit është SKAPI i Partisë që përdoret për inkuizicion Stalinist ndaj opozitës dhe që mbyll sytë para vjedhjeve te Shekullit, Inceneratorit , koncesioneve kriminale, apo megavjedhjes në Portin e Durrësit, sepse pas tyre fshihet Rama, Veliaj , Agaçi.
Fytyra e regjimit, e Edi Ramës është dhe afera MCGONIGAL, si mendësi enveriste e Ramës për asgjësimin e kundërshtarit politik. Shihni parlamentin. E trajton si appendix te kryeministrisë, ku duhet të vendoset sipas humorit të tij. Linditen e trajton si kukull me telekomande. Nuk ka se çfarë të bëjë më shumë një sistem autoritar . Edi Rama ka krijuar një gulag modern një mega kamp Përqendrimi.
Ndaj për këtë vend ne kemi zgjedhur të përballemi. Dhe do të përballemi deri në fund. Nuk ka masa gjysmake, nuk ka shpresë se Edi Rama mund të korrigjohet, apo se mund të bëhet një ditë shtetar i një republike demokratike e parlamentare, ku ka zgjedhje të lira e ku funksionon drejtësia. Nuk ka më iluzione që ky armik i demokracisë dhe i Shqipërisë do të gdhihet nesër njeri normal.
Edi Rama është ky, dhe çdo ditë e më shumë më i korruptuar, më shtypës. Ai është maljinj, është e keqja që i ka zënë rrugën vendit, e ka asfiksuar Shqipërinë . Ndaj miqtë e mi, ne kemi zgjedhur të përballemi. Dhe do të përballemi deri në fund.
Ndaj çdokush që mendon e bën një gjë tjetër përveç përballjes, i shërben Edi Ramës. Për fat të keq, edhe ai, ajo, që qëndron në heshtje, që nuk e shfaq revoltën, që nuk e shpall mospajtimin, pa dashje sërish i shërben Edi Ramës.
Një pjesë e madhe kanë ikur, janë larguar. Ka dhe nga ata që kanë humbur besimin dhe janë dorëzuar, se regjimi është dhunues e ka 1 mijë instrumente në dorë. Po ne demokratët jemi këtu, jemi në këmbë, nuk do të reshtim kurrë së luftuari derisa ta zhbëjmë regjimin, derisa ta rrezojmë të keqen, derisa ta ulim në gjunjë Edi Ramën.
Jemi fronti i lirisë dhe i rezistencës dhe me gjithë përpjekjet e njeriut më të korruptuar në Europë, për të na dobësuar, me hedhjen e drejtësisë në qafë, me marrjen e vulës, me gjymtimin tonë formal, nuk ja doli dhe nuk do ja dale dot të na ndalojë.
Ne do tu japim forcë dhe zë shqiptarëve që në shumicë nuk e duan këtë regjim. Ne po u japim atyre një strehë të sigurtë për vlerat dhe parimet, për aspiratën që kanë për ta parë Shqipërinë sërish demokratike dhe europiane .
Është e qartë që sa më shumë shtohet presioni dhe arbitrariteti i qeverisë, aq më shumë do të shtohet dhe puna jonë dhe lufta jonë.
Ndaj të nderuar miq, asnjë ditë, asnjë orë pushim. Rezistenca dhe lufta jonë ndaj boshtit të së keqes, na jep epërsinë e padiskutueshme morale, dhe na jep forcën të jemi tek çdo shqiptar i ndershëm, tek çdo lagje, fshat e qytet.
Dhe s’duhet të pushojmë asnjë moment. S’ka lodhje kur ke kauzën e drejtë derisa t’ja dalim. Kudo ku bëhet një zemër për vete, kudo ku bindet një qytetar për betejën tonë të drejtë, në çdo cep të vendit, aty e kemi dobësuar këtë sistem kriminal, aty është goditur regjimi, aty është goditur e keqja, aty është lëkundur Edi Rama, dhe aty ka fituar Shqipëria. Ne nuk ndalemi. Ne do të fitojmë.