AKTUALITET, 2 Dhjetor 2023, 12:51

“Narkoregjimi i Edi Ramës do të zgjojë luanin e fjetur tek shqiptarët”- Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo është një luftë për ekzistencë

“Narkoregjimi i Edi Ramës do të zgjojë luanin e fjetur tek

Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha nga Kuvendi Kombëtar ku edhe pritet të votëbesohet të shtunën e sotme midis delegatëve të PD-së, pas humbjes së zgjedhjeve të 14 Majit, deklaroi se beteja me qeverinë është luftë për ekzistencën e kombit shqiptar.

Sali Berisha: Historia e Shqipërisë nuk është e tradhtarëve, por e punëtorëve, atdhetarëve.

Për çdo tradhtar, çdo pushtues ka patur gjithmonë heronj shqiptarë që kanë shpëtuar Shqipërinë.

Pushtimi i Perandorisë Osmane solli Skënderbeun.

Diktatura komuniste solli lëvizjen studentore, prijësin e saj legjendar Azem Hajdarin. Azem ti je gjallë!

Edhe sot, narko regjmi i Edi Ramës do zgjojë luanin e fjetur tek shqiptarët sepse kjo nuk është një betejë politike por një luftë për ekzistencën e kombit shqiptar.