AKTUALITET, 2 Dhjetor 2023, 13:09

“Rilindja, aleanca e qelbësirave të Kombit”- Berisha: Kjo ishte dekada e hakmarrjes së Ramës, armikut të shqiptarëve, fill pas Enver Hoxhës

“Rilindja, aleanca e qelbësirave të Kombit”- Berisha: Kjo

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar 10 vjeçarin e fundit politik si dekadën e hakmarrjes së Edi Ramës.

“Edvin Kristaq Rama, i cili dëmet që i ka bërë Shqipërisë në 10 vite, renditet fare mirë, fill pas Enver Hoxhës në listën e armiqve shqipfolës më të egër të historisë tonë kombëtare,”-tha Berisha.

Sali Berisha: Kush është Edi Rama në të vërtetë? Pse i urren ai shqiptarët? Pse i vjedh ai çdo ditë?

Ne shembëm një diktaturë në vitet ’90 në një revolucion demorkatike, ne realizuam të paimagjinueshmen për shqiptarët, realizuam pluralizmin, më në fund Shqipëria kishte shumë parti. Kishte opozitë. Realizuam zgjedhje të lira, u anëtarësuam në Këshillin e Europës, liberalizuam vizat, u anëtarësuam në NATO, morëm rekomandimin e statutusit të vendit kandidat.

Të gjitha këto ishin fryte të një revolucioni të bazuar në ëndrrën që ta bëjmë Shqipërinë si të gjithë Europa.
Dhe vërtet shqiptarët fituan shumë ato vite, por mbi të gjitha, për të parën herë, arritën të jenë ndonëse në dy shtete të pavarura, një komb i lirë.

Rriteshim në popullsi, por edhe në të ardhura personale vit pas viti.
Por pas një periudhe fitoresh revolucionare, vjen gjithmonë një kundërpërgjigje e diktaturës së vjetër.

Dhe kjo kundërpërgjigje erdhi me emrin rilindje, në të vërtetë, vdekje e demokracisë. E bazuar siç u shpall që në fillim të herës si aleancë e qelbësirave të kombit me në krye një armik shqipfolës me emrin Edvin Kristaq Rama, i cili dëmet që i ka bërë Shqipërisë në 10 vite, renditet fare mirë, fill pas Enver Hoxhës në listën e armiqve shqipfolës më të egër të historisë tonë kombëtare.