TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përgëzuar Policinë për rezultatet në kuadër të operacionit ‘Tempulli’.
Lufta kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike, po jep çdo ditë rezultate thotë ai, ndërsa thekson se deri më tani janë arrestuar rreth 482 persona.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Lufta kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli” po jep çdo ditë rezultate, me 482 persona të arrestuar/proceduar deri më tani.
Përgëzoj Policinë e Shtetit në Dibër dhe Mat për goditjet e djeshme dhe nxis gjithë strukturën e Policisë të vazhdojmë intensifikimin e forcës sonë goditëse ndaj çdo forme kriminaliteti.
Ripërsëris ftesën time për qytetarët, stafet pedagogjike dhe vetë nxënësit që të mbështetin punën e Policisë në kuadër të Paketa e Sigurisë në shkolla duke raportuar çdo paligjshmëri.