TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga takimet që ka zhvilluar në diasporë, ndërsa shpreh falënderimet për mbështetjen e madhe që i dhanë edhe emigrantët në zgjedhjet e 11 majit. Kreu i qeverisë shkruan se kjo fitore është domethënëse jo thjesht për numrat, por edhe për mesazhin e fuqishëm që dhanë, për Shqipërinë në BE.
“Mirëmëngjes dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.
Përveç votuesve brenda vendit, PS rezultoi forcë e parë edhe në diasporë, ku siguroi më shumë se 122 mijë vota, një diferencë e thellë në krahasim me koalicionin e Sali Berishës, i cili mori 47 056 vota.