AKTUALITET, 19 Maj 2025, 22:01

"Si mund të jetë zëri juaj efektiv në Parlament me dy deputetë?"/ Shehaj: Opozita nuk ka qenë e vërtetë, ndaj ka hapësirë...

"Si mund të jetë zëri juaj efektiv në Parlament me dy

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve. 

Shehaj u pyet nga gazetari Andi Tela, lidhur me aktivitetin në Kuvend dhe strategjinë që do të ndjekin për të bërë opozitë efektive, kur në fakt do të kenë shumë pak hapësirë. 

Ai deklaroi se ka hapësirë për opozitë të vërtetë, pasi opozita nuk ka qenë gjithmonë e tillë. 

Biseda

Andi Tela: Mazhoranca në Parlament do të ketë 83 mandate dhe mund të shkojnë edhe 93 deri në shtator. Opozita është katandisur. Të gjithë janë të gatshëm të kalojnë nga ana tjetër. Opozita ka këto numra. Ju jeni dy deputetë. Keni tetë vite në Parlament dhe e dini, si do të jetë. Si do të jetë e mundur që zëri juaj të jetë jo vetëm kritik por efektiv?

Agron Shehaj: Vitin e fundit në Parlament, ngaqë unë kam qenë aktiv në Parlament, me ato hapësirat, filluan të dilnin fjalë që më mbështeste mazhoranca, por ata në fakt më mbyllën mua biznesin, sepse fola për mandatin e Xhaçkës, sepse unë e kam ngritur si çështje. Më mbyllën biznesin. Problem ka qenë, që jo gjithmonë opozita ka qenë e vërtetë. Hapësira që të bësh opozitë të vërtetë është e madhe.