AKTUALITET, 19 Maj 2025, 23:25

"Berisha tha se sapo ka nisur beteja, ç'parashikon kjo betejë?"/Balliu: Të bashkohen intelektualë, artistë, gazetarë...

"Berisha tha se sapo ka nisur beteja, ç'parashikon kjo

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku deklaroi se beteja që ka nisur Berisha pas zgjedhjeve, do të vijojë dhe bëri thirrje që asaj t'i bashkohen edhe intelektualët, artistët e me rradhë. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Sali Berisha deklaroi se beteja vazhdon. Kështu tha edhe Luli njëherë… Çfarë parashikon beteja? 

Klevis Balliu: E para denoncim në kancelaritë ndërkombëtare.

Andi Tela: Para gjysëm ore the se ndërkombëtarë nuk na e varin fare...

Klevis Balliu: Thashë i prisja të ishin aktivë. Nuk kishte arsye të goditej me grushta Sekretari i KZAZ. Të kërcënoheshin me jetë deptuetë dhe të mos kishte deklarata. 

Ylli Rakipi: Pra beteja vazhdon.

Klevis Balliu: Në këtë betejë, nëse nuk bashkohen intelektualët, artistët, gazetarët, nuk humb PD por humbasin të gjithë. Ky njeri nuk mban përgjegjësi.