AKTUALITET, 19 Maj 2025, 19:37

Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti,

Numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës ka përfunduar.

Blerina Gjylameti mbeti jashtë Parlamentit të ri, ndërsa Olta Xhaçka arriti të siguronte një ulëse në sallë.

Gara mes dy zonjave socialiste ishte ‘kokë më kokë’ prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.

Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.

Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me  4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.