TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe dita e sotme do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.
E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim priten reshje dëbore në zonat malore.
Këtë të mërkurë temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim pritet një rënie graduale e temperaturave.
Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish.