AKTUALITET, 2 Prill 2025, 09:27

Bardh Spahia sot në GJKKO, momenti kur ish-kryebashkiaku i Shkodrës paraqitet në gjykatë! Ja për çfarë akuzohet

Bardh Spahia sot në GJKKO, momenti kur ish-kryebashkiaku i Shkodrës

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00.

Bardh Spahia është marrë i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal.

Ai është kallëzuar nga shtetasi Mark Molla që pretendon se ish-kryebashkiaku e ka shkarkuar nga detyra si drejtor i ujësjellësit, pa të drejtë.

Vetë ish-kryebashkiaku nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat mbi këto akuza.