TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e Tonin Qafës në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur mesnatën e sotme (2 prill), rreth orës 00:35.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Konkretisht është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.
Burime për Report Tv informojnë në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai.
Nga ky moment familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë. Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit.
Pistë e policisë mbetet dhe verifikimi i aktivitetit të nipave dhe fëmijëve të Tonin Qafës në Spanjë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.
Ndërkohë vijon puna për indentifikimin dhe kapjen e autorit.