AKTUALITET, 1 Prill 2025, 22:59

Motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi 41-vjeçar

Motori del nga rruga, humb jetën drejtuesi 41-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Burre. Sipas informacioneve, një motor ka dalë nga rruga në aksin Burrel-Komsi, e si pasojë drejtuesi ka humbur jetën.

"Rreth orës 21.40, në aksin rrugor Burrel-Komsi, shtetasi E.B., rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital", njoftoi policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.