TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nën kujdesin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrën blu, duke iu bashkuar fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, me rastin e kësaj dite.
“Bashkarisht, me dashuri, mbështetje, solidarizim e përkushtim njerëzor dhe institucional ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit”, u shpreh me këtë rast Spiropali.

Që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 2 Prillin si Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin (ËAAD) në 2007, OKB-ja ka punuar për të promovuar realizimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për individët autikë, duke siguruar pjesëmarrjen e tyre të barabartë në shoqëri.
Tema e aktiviteteve për këtë vit është: “Përparimi i Neurodiversitetit dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së”.